Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka vizituar Qendrën Operative Emergjente në Gjilan, ku ka biseduar me kryetarin e Komunës, Lufti Haziri, dhe drejtorin e Arsimit, në lidhje me mbarëvajtjen e mësimit në distancë, raporton Ekonomia Online.
Pas takimit, Bajrami tha se procesi i mësimit online vlerësohet të jetë i suksesshëm, duke marrë për bazë të i gjithë procesi ka filluar nga zero.
Më tej ministrja ka shtuar se janë në përgatitje të testit të maturës dhe atij të arritshmërisë. Ajo ka sqaruar se testet duhet të mbahen në mënyrë që nxënësit të mos mbesin mbrapa sa i përket edhe regjistrimit nëpër fakultete.
Bajrami thotë se gjatë testimit do të respektohen të gjitha rekomandimet e ardhura nga IKShPK-ja, raporton EO.
“Ne bashkërisht kemi mundur ta realizojmë mësimin online. Kemi marrë raportin në baza javore, shpesh herë ju keni intervenuar edhe vet, jeni në komunë kampion që i keni dalë në ndihmë qytetarëve”.
“Ministria ka filluar nga zero, nuk kemi pasur asnjë përmbajtje digjitale. 1 800 video ligjërata kemi arritur që t’i prodhojmë. I tërë procesi i mësimit është i suksesshëm se kemi bashkëpunuar me DKA-të”.
“…kemi ofruar mësim edhe për komunitetin boshnjak dhe turk, kurse për mësimin në gjuhën serbe është refuzuar nga kryetarët e komunave”.
“Jemi në përgatitje për testin e maturës dhe arritshmërisë. Në konsultim me ekspertët është më mirë që të mbahet testi ngase kjo do të kishte pasoje, do të ishte pengesë për regjistrim në fakultetet”.
“Ne kemi marrë të gjitha pasojat dhe testi do të iu përshtate maturantëve do të përcjellim rekomandime dhe të ofrojmë të gjithë ndihëm e nevojshme për nxënësit”.
“Nxënësit kanë detyra dhe përgatitja sa i përket testit të maturës, ku asnjë pyetje të mos jetë sa i përket pandemisë”.
“Testi është prej 200 pyetje në 100 me vetëm 4 lëndë. Dhe mund të flasim edhe për kriterin e kalueshmërisë”.
“Qeveria duhet të rris numrin e çerdheve. Ne kemi buxhet por për krejt, prandaj duhet menduar buxheti sepse do e kishte zgjidhur problemi e lehonave dhe drejtorëve”.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri tha se në këtë komunë ofrohet mësim në katër gjuhë, shqipe, boshnjake, rome dhe serbe. Sipas tij, i gjithë procesi i mësimit online ka shkuar sipas planit.
“Ne kemi katër gjuhë mësim, në gjuhën shqipe, boshnjake, rome dhe serbe. U kemi dalë në ndihmë dhe me ndihma sociale dhe komunitetit serb dhe romë”.
“Propozojmë të thjeshtëzojmë mësimin në kuptim profesional dhe ku arsimtarët kanë fjalën kryesore në zgjedhje”.
“Drejtoria duhet ta ketë këtë rol. Kemi disa që kanë mbetur me shkollë të vjetër dhe kemi menaxhmet të ri dhe njerëz që janë të përgatitur me aplikuar metoda në mësimnxënies”.
Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Nazim Gagica, e njoftoi ministren për mbarëvajtjen e mësimit online, raporton EO.
“Pas vendimit për ndërprerjen të mësimit ne kemi krijuar grupin punues dhe platformën online dhe me datën 16 mars kemi filluar online, përfshirë shkolla profesionale dhe turke. Me 6 prill kemi bërë poashtu integrimin për nxënësit parafillor dhe kemi bërë matje dhe kemi zgjedhur sondazh i cili rezultuar me nivel të lartë”.
“Nga ky sondazh ne kemi pare sfidat dhe pengesat dhe kemi intervenuar dhe si pengese ka dalë rrjeti. Ndërsa kryetari i komunës ka ofruar rrjet falas, dhe pajisje të teknologjisë për nxënës në nevojë. Me kryetarin do të shpërndajmë 50 tabletë për nxënës me aftësi të kufizuara”.
“Ne veç me zyrtarë kemi filluar parapërgatitjet për testin e maturës dhe rekomandimet i respektojmë për formën se si do të organizohet”.
Drita Kallaba, kryetare e Këshillit të Prindërve, falënderoi në emër të prindërve, kryetarin dhe ministren.
“Në komunën e Gjilanit si prindër jemi të kënaqur, por me keqardhje sa i përket testit të arritshmërisë. Falënderoi kryetarin për hapësirën në çdo lami”.