Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami për mocionin e filluar nga kryetari Fatmir Limaj për rrëzim të Qeverisë ka thënë se i kanë të gjitha nënshkrimet e opozitës duke shtuar se janë në konsultim edhe me disa deputetë të pozitës pasi që ka edhe prej tyre që janë pro këtij mocioni, raporton Ekonomia Online.
“Ne e kemi këtë të drejtë edhe me kushtetutë dhe po e shfrytëzojmë dhe besoj se do të përkrahet edhe nga partitë në pushtet”.
Ajo ka shtuar se përpos deputetëve që janë deklaruar për mocionin ka edhe të tillë që nuk janë deklaruar publikisht por që e mbështesin këtë mocion.