Shefja e Grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, tha se e gjithë kjo qa po ndodh në veri të vendit është pasojë e mënyrës së dialogut që është bërë nga pala jonë në Bruksel.
Sipas saj, dialogu me Serbinë nuk ka sjellë kurrfarë rezultati pozitiv për Kosovën, por vetëm për serbët.
“Ky dialog përfundimisht neve si shtet nuk na ka sjellë asnjë përfitim dhe lirisht mund të themi se të vetmit fitues nga këto bisedime janë serbët”, tha Bajrami.