“Valdete Bajrami nuk ka pranuar të jetë ministre”

Prishtinë | 09 Sht 2017 | 14:33 | Nga

Milaim Zeka nga Nisma për Kosovën ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se Nisma për Kosovën i ka caktuar ministrat nga radhët e veta, porse në mesin e tyre nuk do të jetë e përfolura si ministre e Arsimit, Valdete Bajrami.

Bajrami ishte raportuar se do të udhëhiqte me ministrinë e Arsimit.

“Nisma i ka caktu ministrat. Besoni qe janë shume te mire. Valdete Bajrami nuk ka pranuar të jetë ministre. Nisma ka vendos ministra te mençur, dhe shume profesionalë”, ka shkruar Zeka.

Nisma në Qeverinë e Haradinajt do të ketë tri ministri, atë të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe të Arsimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme