Shefja e grupit parlamentar të Nisma-s për Kosovë, Valdete Bajrami, ka kundërshtuar ndërtimin e murit në Mitrovicë dhe ka shprehur bindjen se ndërtimi i murit është rezultat i dialogut të zhvilluar në Bruksel.
Deputetja Bajrami gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për ndërtimin e murit në Mitrovicë, fajtor kryesor për ndërtimin e këtij muri e sheh palën kosovare që ka marrë pjesë në dialogun e Brukselit, ku sipas saj në Bruksel kanë shkuar “me duar në xhepa”.
Deputetja e partisë opozitare e ka pyetur kryeministrit Mustafa, se si është e mundur që strukturat ilegal të vendosin për Mitrovicën? Por ajo ka pasur edhe akuza ndaj kryeministrit Mustafa, ku sipas saj ai që e ka dhënë pëlqimin për ndërtimin e murit në veri.