Shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, ka thënë se Isa Mustafa është kryeministër i dështuar.Bajrami në llogarinë e saj në “Facebook” ka shkruar se demarkacioni me Malin e Zi nuk do të kalojë në Kuvend.
Ajo ka theksuar se koha e Isa Mustafës është duke ikur dhe do të vijnë ditë më të mira për qytetarët.
“Nga keqqeverisja juaj sot Kosova mbetet i vetmi vend pa liberalizim të vizave edhe një premtim i juaji i parealizuar. Ju dështuat në të gjithë dikasteret por jo edhe në ato borde e agjensione të “pavarura” aty keni ditur shumë mirë të punoni e t’i uzurponi me bashkëpartiak. Thënë ndryshe koha e juaj po ikën dhe ditë të mira do të vijnë për Kosovën dhe qytetarët e saj, por pa juve në qeverisje”, ka deklaruar Bajrami.
Postimi i plotë i saj:
Sa e sa herë keni dashur t’i mashtroni qytetarët se marrëveshja e demarkacionit është në të mirën e vendit tonë, por, fatmirësisht kauza jonë e cila është kauzë edhe e qytetarëve të cilët e kanë kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi qëndron, dhe ju që nga ardhja e juaj në krye të qeverisë jeni kryeministri më i dështuar që nga pas lufta, sepse vazhdimisht ju kanë përcjellë dështimet.
Kjo për faktin se, ju arritët koalicion me PDK-në në kundërshtim me vullnetin e votuese të LDK-së, ju gënjyet popullin se do të qeverisni ndryshe, se do të punësonit mbi 120 mijë qytetarë, ju mashtruat duke bërë fushat se nuk do t’i atakonit institucionet e pavarura, ju u bëtë edhe më të dëmshëm se PDK-ja, edhe ju e bëtë pjesë e kapjes së çdo segmenti të shtetit e për këtë gjë ju jeni deklaruar publikisht më 4 qershor të vitit 2014 duke premtuar diçka tjetër e duke vepruar krejt diçka tjetër, e thënë të drejtën ju bile ai keni kaluar edhe PDK-së sa i përket kësaj e edhe shumë veprimeve e vendimeve tjera që ju keni marr në dëm të shtetit dhe në dëm të qytetarëve.
Falë bashkimit tuaj me PDK-në dhe LS nga Kosova u larguan mbi 100 mijë qytetarë, falë bashkimit tuaj sot Kosova e ka një Gjykatë një etnike që do t’i gjykojë vetëm ata që luftuan për të na e sjellë lirim të cilin edhe ti sot e gëzon.
Falë bashkimit tuaj Serbia arriti të forcoj ndikimin e saj brenda shtetit tonë kjo pra falë juve.
Por, edhe një herë po duhet me ua rikujtuar juve se marrëveshja për demarkacionin ashtu siç ju po doni ta ratifikoni nuk do të kaloj, asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të bëhet ashtu siç ti ke dashur por do të bëhet mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendim që dëshmoi se e keni shkelur aktin më të lartë të shtetit në 23 nene dhe nga keqqeverisja juaj sot Kosova mbetet i vetmi vend pa liberalizim të vizave edhe një premtim i juaji i parealizuar, ju dështuat në të gjithë dikasteret por jo edhe në ato borde e agjensione të “pavarura” aty keni ditur shumë mirë të punoni e t’i uzurponi me bashkëpartiak.
Thënë ndryshe koha e juaj po ikën dhe ditë të mira do të vijnë për Kosovën dhe qytetarët e saj, por pa juve në qeverisje.