Bajrami: Për dy vite të qeverisë Kurti, Kosova ka arritur rekord të paparë të deficitit tregtar

Prishtinë | 02 Pri 2023 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti për dy vite ka arritur një rekord të deficitit tregtar.

Duke iu referuar statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deficiti tregtar në vitin 2022 ka qenë 4.7 miliardë euro.

“Për dy vite të qeverisë Kurti Kosova ka arritur rekord të paparë të deficitit tregtar, derisa në vitin 2020 deficiti tregtar ka qenë rreth 2.8 miliardë euro, në vitin 2022 Kosova ka arrit deficit tregtar 4.7 miliardë euro. Ky veç zhvillim ekonomik nuk mund të quhet”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme