Bajrami për pagën mesatare: Qytetarët e dinë se e vetmja rritje ka qenë para dy muajve në shumën 6.8 Euro

Prishtinë | 12 Tet 2024 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se qytetarët e dijnë se të vetmen rritje të pagave që ua ka bërë Qeveria Kurti ka qenë para dy muajve në shumën prej 6.80 euro, si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Ministrit Hekuran Murati, i cili tha se me këtë qeveri paga mesatare është rritur për 104 euro.

Në rritjen e pagës mesatare, Bajrami thotë se ndikim ka pasur edhe rritja e pagave për kabinetin qeveritar, derisa thotë se kushdo që flet në ekonomi për shifra dhe injoron inflacionin, gënjen.

“Por po e përseris, Qeveria Kurti me të marrë mandatin i ka rritë pagat për Kryeministrin, ministrat, zavëndësministrat, këshilltarët politik, asistentët dhe shoferët e tyrë për hiç më pak se 50%, kjo natyrisht se ka pasë ndikim në të dhënat e ASK-së”, ka shkruar Bajrami.

Tutje, ka thënë se edhe sipas statistikave të Agjencisë së Statisikave të Kosovës, norma e inflacionit gjatë kësaj përiudhe e tejkalon rritjen e pagës bruto sipas ASK-së.

“ dmth. se gjatë qeverisjes Kurti ka rënë fuqia blerëse e qytetarëve të vendit dhe këtë ata e përjetojnë çdo ditë. Por po e përseris, Qeveria Kurti me të marrë mandatin i ka rritë pagat për Kryeministrin, ministrat, zavëndësministrat, këshilltarët politik, asistentët dhe shoferët e tyrë për hiç më pak se 50%, kjo natyrisht se ka pasë ndikim në të dhënat e ASK-së”, ka shkruar Bajrami.

Të ngjashme