Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili shkroi të hënën se “qeverisja e tij e mirë ka pasur ndikim pozitiv edhe në aktivitetet kulturore e sportive”.
“Po flet si me pasë marrë mandatin dje. Ke hyrë në vitin e katërt të qeverisjes. Qytetarët e Gjilanit e të Pejës e dinë sakt sa ke investuar që tri vjet në stadiumet e tyre – ZERO EURO.
Sikurse keni mashtru me ndërtimin e 160 çerdheve, njësoj po tentoni me publiku shifra imagjinare”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
POSTIMI I PLOTË:
Propaganda nuk kalon!
Po flet si me pasë marrë mandatin dje. Ke hy në vitin e katërt të qeverisjes. Qytetarët e Gjilanit e të Pejës e dinë sakt sa ke investu që tri vjet në stadiumet e tyre – ZERO EURO.
Sikurse keni mashtru me ndërtimin e 160 çerdheve, njësoj po tentoni me publiku shifra imagjinare.
E ke paralajmëru largimin me zgjedhje të reja. Më mirë dorëhiqu! Dorëzimi nuk është ndryshe.