Bajrami: Qeveria Kurti ka nënshkruar 209 milionë euro kontrata njëburimore

Prishtinë | 19 Mar 2024 | 22:22 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se gjatë tri viteve të qeverisjes së Kurtit, nga niveli qendror janë nënshkruar kontrata njëburimore në vlerë 209 milionë euro.

Bajrami, e ftuar në Rubikon të Klan Kosovës, mes tjerash ka shpjeguar edhe procesin dhe kur mund të lejohen kontratat njëburimore.

“22 mars 2021 deri me 29 janar 2024, d.m.th. një periudhë pak ma pak se trevjeçare, dhe janë 209 milionë euro, 240 janë duke përfshirë edhe nivelin lokal, 209 janë vetëm të nivelit qendror”, u shpreh Bajrami.

“Të jemi të qartë, në ligjin e prokurimit publik dhe rregullativat e bashkësisë evropiane dhe kontrata me negocim të drejtpërdrejtë, kontratat njëburimore lejohen në raste të veçanta. Nëse ka një projekt, nëse ka një rrugë, projekti nuk mund të përfundohet brenda kontratës së nënshkruar gjithmonë ka një nen të nënshkruhet edhe një aneks kontratë në shumën 10 për qind”.

“Rastet janë shumë specifike, p.sh. mundesh me bo kontratë negociuese, nëse ke një vetëm një ofertues”.

Të ngjashme