Bajrami: Qeveria Kurti sa herë shkakton krizë, i shpërndan nga 100 euro

Prishtinë | 20 Shk 2024 | 22:44 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka folur për përkeqësim të gjendjes ekonomike dhe thellimin e varfërisë gjatë qeverisjes Kurti.

Sipas tij, masat e Qeverisë nuk po e luftojnë varfërinë, sepse ka rritje të çmimeve në të gjitha produktet.

”Kjo Qeveri sa herë shkakton krizë, i shpërndan ka 100 euro për pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit publik”, tha Bajrami.

Por ajo theksoi se “sot një familjeje kosovare, 100 ose 200 euro nuk ju kryejnë punë”.

Bajrami: Ne jemi opozitë që nuk thyejmë vetura e shkojmë në kuvend me gazë lotësjellës

Dputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se LDK-ja në opozitë ka zgjedhur të mos bëjë veprime sikur, opozitat e viteve tjera.

”Nuk jemi sikur ata që shkojnë me gazë lotësjellës në Kuvend, nuk do t’i gjuajmë me molotv polictë dhe insititucionet, nuk do të thyejmë vetura sikur mua që më është thyerë”, tha Bajrami.

Federalizimin e Kosovës do ta kundërshtojmë me tërë qenien tonë

Deputetja Bajrami ka thënë se Qeveria Kurti e ka për obligim që draft statuin e Asociacionit ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, por sipas saj Qeveria nuk po e bën këtë sepse e dinë që drafti është në kundërshtim me Kushtetutën.

”Kurti heziton që t’i pranojë obligimet e veta, draft statuti ka nevojë që të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese nga Qeveria e Kosovës. Kta po e dinë që draft statuti është në kundërshtim me Kushtetën për atë spo e bëjnë këtë. Federalizimin e Kosovës do e kundërshtojmë më tërë qenien tonë”, tha Bajrami.

LDK-ja më e gatshme se VV-ja për zgjedhje

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami në ”Click” të RTV21 tha se LDK-ja është partia më e gatshme për zgjedhje.

Sipas saj, LDK-ja është më e gatshme se partia në pushtet për zgjedhje.

”Kemi qenë të gatshëm sa i përket zgjedhjeve, as partia në pushtet nuk ka qenë më e gatshme se LDK-ja për zgjedhje. evetmja pengës që është se në Kuvend të duhen numrat për ta rrëzu një Qeveri këtë nuk mund ta bëjmë”, tha Bajrami.

Bajrami tutje ka shtuar se LDK-ja si subjekt politik ”Ne nuk i gëzohemi asnjë përplasje të cilës do qeveri të Kosovës me SHBA sepse ne e kemi Kosovën projekt të përjetshme. Marrdhënia e Kosovës me gjitha vendet që e mbështesin janë të shejnta”.

Në asnjërën fushë qeveria nuk ka përmbushur mbi 20% të premtimeve

Në ”Click” të RTV21 deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka folur edhe për përmbushjen e premtimeve nga qeveria Kurti.

Ajo ka thënë se qysh pas 3 viteve nuk janë plotësuar as 20% e premtimeve nga qeveria.

“Dhe unë mund t’i listoj kushdo të më dalë përpara dhe të më thotë në cilën fushë janë përmbushur më shumë se 20% të premtimve dhe unë mund t’i listoj”, ka thënë ajo

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Bajrami: Kosova nuk e ka luksin për ta testuar pikën e vlimit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka folur për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, për ndalimin e dinarit në Kosovë.

Bajrami tha se kjo çështje ka pasur mundësi të rregullohet pa bërë shumë zhurëm.

”Nuk besoj që kemi përfitu diçka, tensionim të raporteve që brenda këtij mandati është përsëritur disa herë, po nuk besoj që aleatëve, siç janë SHBA-të Kosova e ka luksin për ta testuar pikën e vilimit”, tha Bajrami.

Të ngjashme