Bajrami – Qeverisë: U prishët me miq e aleatë, dështuat në secilën përpjekje në veri

Prishtinë | 04 Kor 2023 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Hykmete Bajrami nga LDK ka kritikuar Qeverinë duke thënë se janë prishur me miq e aleatë dhe se dështuan në çdo përpjekje në veri të vendit.

“Nuk realizuat asnjë premtim – asnjë të vetëm dhe sot delni e na thoni që jemi me Serbinë!? Kush? Ju që me veprimet e juaja e kthyen përendimin kundër Kosovës, në përkrahës të Serbisë. Ju na thoni neve që jemi me Serbinë! Neve që kemi familjarë të vrarë, në vija të frontit! Neve që i takojmë partisë që e ndërkombëtarizoj çështjen e Kosovës, që bashkë me miq e aleatë e bëmë Kosovën shtet. Neve që pa kalkulu në vota kemi ecë përpara, sa herë e ka kërku ky vend, që ju sot po e shkatërroni! Kujt po i thoni hajna Ju?”, ka shkruar Bajrami.

Bajrami e ka cilësuar Qeverinë si “mbrojtëse” të Martin Berishajt e Nagip Krasniqit.

“Ju jeni dështakë, praktikantë e të dëmshëm. Ju jeni fatkeqësia e këtij vendi”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka shtuar se prej dy vitesh e gjysmë “asnjë e mirë për këtë vend përveç video propaganduese, skandale, korrupsion e tash izolim dhe sanksione”.

Të ngjashme