Kosova po ballafaqohet me mungesë të kuadrove profesionale

Prishtinë | 07 Nën 2016 | 12:30 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka organizuar konferencën me temë “Referencimi i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve me Kornizën Evropiane”, në të cilën u diskutua për mundësitë të cilat i ofrojnë institucionet vendore për përgatitjen e kuadrove të reja profesionale për plotësimin e kërkesave të tregut të brendshëm, por edhe atij të jashtëm.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies  Sociale, Arban Abrashi, tha se përveç nevojës për treg ka edhe kërkesa të shumta për punë profesionale, për të cilat po ka mungesa të kuadrove përkatëse që do t’mund t’i përgjigjen nevojës së tregut.

“Në kuadër të qendrave të arsimit profesional ofrohen trajnime me kushte adekuate. Qendrat e trajnimit profesional janë të kualifikuara në nivel të lartë. Nevojitet një dinamikë më e lartë në plotësimin e kërkesave të tregut të brendshëm në mënyrë që të kemi një treg më dinamik, një ekonomi vibrante”, ka shtuar Abrashi gjatë fjalimit të tij.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se prioritet për rrugën e integrimit për Bashkim Evropian janë arsimi dhe ekonomia, pavarësisht që në agjendën e politikës së shtetit të Kosovës hapësirë ka më shumë integrimi politik.

“Jemi dëshmitarë të sfidave që çdo ditë përballet Kosova. Me një ekonomi të brishtë, por edhe prej dukurive të tjera negative. Zhvillimi ekonomik por edhe ai arsimor mund të rriten vetëm nëse ka sundim të ligjit, prandaj ne duhet të përgatitemi për fuqi punëtore. Edukimi duhet të jetë garanci për përshpejtimin e proceseve integruese për ekonomi”, tha Gërxhaliu.

Bajrami: Të gjitha shkollat të akreditohen

dsc_0335

Ministri Arsim Bajrami tha se me procesi i liberalizimit të vizave do t’ua mundësojë studentëve një të ardhme të garantuar. Pasi sipas tij, ata do të vizitojnë vendet e Bashkimit Evropian si mjekë, inxhinierë, e pedagogë dhe jo më si refugjatë.

Bajrami ka pohuar se si ministri janë të angazhuara të ngrisin cilësinë e arsimit në vend, sidomos të shkollave të mesme profesionale, dhe për këtë ka thënë se shumë shpejt do të fillojnë me akreditimin e të gjitha shkollave.

“Kemi marrë disa vendime të cilat janë për forcimin e kornizës kombëtare. Të gjitha shkollat të fillojnë të akreditohen sidomos ato shkolla profesionale. Si fillim kemi akredituar vetëm disa shkolla të cilat drejtpërdrejt merren më anën e profesionale të nxënësve. Vendimi i dytë që kemi ndërmarr është certifikimi ndërkombëtar në mënyrë që askush të mos ketë dyshime për arritjet e se studentëve tanë ne BE”, ka thënë Bajrami.

Kurse përfaqësuesi i zyrës së Bashkimit Evropianë në Kosovë, Thomas Gnocchi, tha që korniza evropiane kërkon cilësi dhe kapacitete për politika dhe zhvillim ekonomik.

“Projektet e BE-së kërkojnë që rrjeti arsimor të jetë një fuqi punëtore dhe roli i kornizës evropiane e cila kërkon cilësi dhe kapacitet për politika dhe zhvillim ekonomik. Bashkëpunimi mes BE-së dhe ministrive duhet të përmbush kushtet e tregut të punës për të rinjtë e Kosovës”, tha Gnocchi.

Në këtë konferencë u diskutuan në grupe punuese edhe për efektet dhe ndikimet e Kornizës së Kualifikimeve të Kosovës në sistemin e arsimit, ndërveprimet mes Arsimit të Përgjithshëm AAP-së dhe Arsimit të Lartë, roli i partnerëve social në zhvillimin dhe zbatimin e Kornizës së Kualifikimeve të Kosovës dhe zhvillimi i standardeve të profesionit dhe zbatimi i Kornizës së Kualifikimeve të Kosovës.

Të ngjashme