Gërxhaliu e quan social buxhetin e këtij viti: Mbyllja për shkak të pandemisë me pasoja të rënda

Prishtinë | 06 Jan 2022 | 15:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Buxheti prej 2 miliardë e 746 milionë euro, po konsiderohet si buxhet i natyrës sociale sesa zhvillimore, nga ish-kryetari Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, raporton Ekonomia Online.

Ndërkaq sipas tij, zvogëlimi i investimeve kapitale nga Qeveria Kurti, po bëhet për shkak të pandemisë Covid-19, dhe problemeve të trashëguara nga e kaluara.

Për punët që lidhën me këtë sektor, ekzekutivi harxhoi pos 92.8 milionë euro. Njohësi i ekonomisë, thotë se Kosova ka importuar një inflacion, teksa thotë se kjo është një tkurrje e ekonomisë, e që sipas tij do të ndikojë përgjatë vitit 2022.

“Është e vërtetë që në vitin 2022 Qeveria e Kosovës ka miratuar dhe ka dokumentuar në parlament një buxhet prej 2 miliardë e 746 milionë euro, një buxhet që do të jetë shumë më tepër i natyrës sociale sesa zhvillimore, falë rrethanave të krijuara qoftë me pandeminë Covid-19, qoftë me pandeminë ekonomike, dhe në këtë drejtim vet fakti që ky vit është vit rekord i rritjes së importeve”.

“Kosova ka importuar një inflacion që për fat të keq në këtë vit apo në muajt e fundit të vitit 2021 ka arritur 6, 9 për qind dhe kjo është një tkurrje e cila do të reflektojë në vitin 2022, dhe mu në këtë drejtim do të ketë sfida të shumta të cilat do të ndikojnë në implementimin e projekteve kapitale, projekte të cilat janë rëndësisë së pakontestuar për sektorin privat në Kosovë sepse ata duhet të jenë zbatues dhe implementues”, ka thënë Gërxhaliu.

Tutje ai ka thënë se në vitin 2019, Kosova ka pasur investime 531 milionë euro, ndërkaq ky investim ka pësuar rënie në 420 milionë euro për vitin 2021.

Ndërsa thotë se për këtë vit parashihet një investim prej 600 deri në 700 milionë euro.

“Në këtë drejtim vërtetë duhet të avancohet një dialog i mirëfilltë publiko-privat dhe duhet të theksohet se në vitin 2019 në Kosovë kemi pasur 531 milionë euro investim, vitin 2020 kemi pasur 383 milionë në vitin 2021 kemi pasur 420 milionë. Të gjitha këto kanë qenë projeksione buxhetore të vitit kalendarik. Për këtë vit janë të parapara dhe të adresuara 600 deri në 700 milionë euro”.

“Mirëpo duhet të kuptohet se e tëra kjo varet nga kapacitetet implementuese për vetë faktin që kemi këtë agjendë politike e cila është duke dominuar. Për vetë faktin që vërtetë kriza ekonomike e në veçanti me aspektin e punimeve strategjike e ka bërë të vetën, do të jetë shumë e vështirë për t’u realizuar, por besojë që së paku duhet të ketë një dialog të mirëfilltë dhe definitivisht edhe qytetarët edhe bizneset duhet ta shohin dorën zgjatur të shtetit në interes të ardhmërisë”, thotë ai për EO

E rritjet e rasteve me Covid-19 dhe mbyllja eventuale e ekonomisë, sipas Gërxhaliut mund të jetë me pasoja të rënda për bizneset.

“Kohëzgjatja e pandemisë nuk po dihet se si po e shihni po ndryshon mutacioni nga një formë në një formë tjetër dhe në qoftë se eventualisht do të kemi mbyllje të bizneseve apo do të kemi masa shtesë të shtrënguese për hir të pandemisë, vërtetë do të jetë një vit sfidues, por prapë po e them do të jetë një vit i cili do të karakterizohet shumë më tepër me agjendë politike sesa ekonomike dhe ky është dëmi më i madh që po i bëhet prosperitetit ekonomikë në Kosovë”, u shpreh ai.

Mungesa e stabiliteti politik, sundimi i rendit dhe të ligjit, imazhi i keq i Kosovës, janë disa faktorë për Gërxhaliun që Kosova nuk po ka investitorë të huaj.

Ndërsa thotë se arsyetimi i vetëm për investime të huaja janë diaspora.

“Mungesa e stabilitetit politikë, mungesa e sundimit të rendit dhe të ligjit, imazhi i keq i Kosovës kanë ndikuar me të madhe që vërtetë Kosova të mos ketë investitorë të huaj. Unë e kam shumë të vështirë po të ma bëjnë një pyetje se cilët kanë qenë investitorët e huaj që kanë investuar në Kosovë vitet e fundit për ti numëruar. Nuk mund të jetë gjithmonë arsyetim se investimet e huaja janë ato që diaspora blenë banesa apo lokale. Është koha kur duhet të kemi brende të ndryshme të fuqishme ndërkombëtare siç po veprojnë në vendet e rajonit”.

“Në këtë drejtim na duhet një diplomaci ekonomike, politike, profesionale jo vetëm politike, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrihen objektivat e dëshiruara që vërtetë të kalohet nga një shtet social në një shtet zhvillimorë, i cili garanton perspektivë dhe jo të shndërrohet në një shtet për të ikur por për të qëndruar dhe për të jetuar”, tha ai.

Të ngjashme