Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami tha se përmirësimi i cilësisë dhe kushteve në arsim do të jenë prioritet i Qeverisë së re, raporton Ekonomia Online.
Bajrami pas takimit me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, shtoi se mësimi në distancë ka qenë i suksesshëm falë bashkëpunimit më drejtoritë e arsimit në tërë vendin.
“Projekti i mësimit në distancë ka qenë i mundshëm dhe është i suksesshëm vetëm me bashkëpunimin e plotë të qeverisjes komunale sepse këta janë në kontakt me komunitetin e prindërve nxënësve”.
“Ne jemi Qeveri shumë e re. Universitetin Kadri Zeka e kam vizituar edhe më herët e di që është në kompleksin e shkollave të mesme dhe duhet të behet një zgjidhje sa më shpejt. E kemi në listën e prioriteteve jo vetëm për objektin, por edhe shumë gjëra që duhet të rregullohen”.
“Përveç Universitetit të Prishtinës të gjitha janë me statute të përkohshme. Prioritet për Qeverinë e ardhshme duhet të jetë arsimi sepse jemi marrë edhe me organizmin në distancë”.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, njoftoi ministren për masat që kanë ndërmarrë në menaxhimin e pandemisë, raporton EO.
“Burimin e parë që e kemi me valën e Covid-19. Falënderoi ministren për angazhimin për menaxhimin online dhe bashkëpunim me ministrinë nuk ka munguar”.
“Kemi arritur të vendosim një lloj normaliteti në kohë pandeminë”.