Bajrush Xhemaili rezulton pozitiv me Covid-19

Prishtinë | 31 Tet 2020 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Bajrush Xhemaili ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ai ka thënë se momentalisht ndihet mirë.

Postimi i plotë:

Të dashur miqë,

Pas shfaqjes së disa simptomave, ditëve të fundit, dje vendosa që të testohem për Covid19. Sot në mëngjes mora lajmin se kam rezultuar pozitiv.

Nga sot, do të jam në vetizolim per 14 ditët e ardhshme, ashtu siç kërkohet nga IKSHPK.

Përndryshe, unë ndjehem mirë dhe kryesisht po e kaloj pa probleme të mëdha.

Shihemi së shpejti.

I juaji,

Bajrushi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme