Cedric Bakambu ashtu si shumë lojtarë të tjerë pas një viti në futbollin kinez dëshiron të rikthehet në Europë. Sulmuesi kongolez nuk ka zhgënjyer me gola te Beijing Gouan, ku fitoi Kupën e Kinës, por synon të rikthehet në Primera Division ku e kërkojnë Valencia dhe Real Betis.
27-vjeçari ka luajtur për 3 sezone me Villarreal dhe e njeh mirë futbollin spanjoll, por mbetet për t’u kuptuar formula e transferimit, pasi për kartonin e tij një sezon më parë klubi kinez shpenzoi 40 milionë Euro.