Qeveria e Kosovës mbrëmë ka marrë vendim për ndalimin e lëvizjes si masë mbrojtëse ndaj pandemisë së koronavirusit.
Sipas këtij vendimi qarkullimi ndalohet nga ora 10:00 e mëngjesit deri në orën 16:00 dhe nga ora 20:00 deri në 06:00.
Megjithatë ndalesa e lëvizjes nuk vlen për gazetarët, të cilët duhet të paraqiten në punë vazhdimisht dhe të bëjnë lëvizje për raportime të ndryshme.
Këtë për Klan Kosova e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se vendimi në fjalë nuk vlen për gazetarët deri në një vendim të ri të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
Sipas tij, brenda orarit kur lëvizja është e ndaluar, gazetarët mund të qarkullojnë me mjetet identifikuese nga vendi i punës.