Zëvendëskryeministrja në detyrë, Albulena Balaj-Halimaj, e cila vjen nga radhët e partisë Nisma, ka ndarë një fotografi me vajzën e Jakup Kransiqit, Gresën.
Ajo ka thënë se po pinë kafe në vendin ku pinin me Krasniqin, para se ky i fundit të dërgohej në Hagë.
Postimi i saj i plotë:
Aty ku pija kafe bashkë me Bacën Jakup, sot po pi kafe me Gresën, vajzën e tij.
Kënaqësi të kujtonim bashkë momentet më të mira me të.
Presim të na kthehesh shpejtë Baci Jakup.