Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj Halimaj ka pritur në takim ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj me të cilin kanë biseduar për menaxhimin e pandemisë Covid-19.
Balaj Halimaj përmes Facebook-ut ka shkruar se ministri Zemaj e ka njoftuar për donacionin e disa aparaturave nga OBSH që pritet të vijnë në Kosovë.
Postimi i plotë i saj:
Sot me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj biseduam për menaxhimin e pandemisë COVID-19 në vend.
Biseduam për nevojën e domosdoshme për rritjen e kapaciteteve spitalore për të prekurit me koronavirus si dhe shtimin e numrit të testimeve.
Ministri më njoftoi se pas disa ditësh Organizata Botërore e Shëndetësisë pritet t’i dhurojë Kosovës disa aparatura të cilat do të na ndihmojnë të shtojmë numrin e testimeve të qytetarëve me simptoma, si dhe të kontakteve të të infektuarve.