Në Qendrën për Punë Sociale të Suharekës sot në mëngjes ka shkuar kryetari i Komunës së Sukarekës, Bali Muharremaj, për t’a pirë kafen e mëngjesit dhe për të bashkëbiseduar me zyrtarët e kësaj qendre.
Kryetari Muharremaj, gjatë qëndrimit atje, u shpreh: “Kafja e mëngjesit sot ishte me stafin e Qendrës për Punë dhe Mirëqenie Sociale, me të cilët biseduam edhe për angazhimet dhe projektet e ardhshme”.
“Puna e tyre duhet të vlerësohet në shërbimin ndaj qytetarëve dhe për këtë u jam falenderues”.
Edhe zyrtarët e QPS-së, e kanë falënderuar kryetarin Muharremaj për vizitën dhe bashkëpunimin.