Bali Muharremaj pret në takim policinë regjionale të Prizrenit

Prishtinë | 01 Gus 2019 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Në zyrën e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sot kanë ardhur zyrtarët policorë nga Stacioni Regjional i Prizrenit.

Kryetari Muharremaj dhe mysafirët, kanë bashkëbiseduar për sigurinë e qytetarëve të Komunës së Suharekës dhe jo vetëm. Kryetari Muharremaj, gjatë bashkëbisedimit më zyrtarët policorë u shpreh: “Sot zhvilluam një takim zyrtar me përfaqësuesit Regjional të Policisë nga Prizreni, me Drejtorin Rajonal Kolonel Faton Alija dhe nga stafi Nënkolonel Musli Kololli dhe Toger Shaban Osmanollaj”.

“Jam informuar se janë shtuar masat e sigurisë dhe sipas statistikave ka rënje të dukurive negative”.

“.Kam ofruar bashkëpunim në kuadër të suazave ligjore, si në mbrojtjen e pyjeve, lirimin e parkingjeve dhe të hapsirave publike”.

“Poashtu jam njoftuar se ka masa të sigurisë edhe në ahengje famlijare, të cilat janë të shumta në sezonë, dhe apelohet që qytetarët të mos përdorin armët gjatë festive”.

“I ftoj të gjithë që të respektohet rendi dhe ligji. Bashkë mund ta bëjmë vendin tonë më të sigurtë”, ka thënë në fund, kryetari Muharremaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme