Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sot ka mbajtur konferencë shtypi me gazetarë, për të raportuar për punën 6 mujore të tij.
Ai para gazetarëve ka folur për projektet e realizuara për këtë periudhë kohore dhe për projektet që Komuna e Suharekës do t’i realizoj tutje.
Muharremaj ka folur për risitë që kanë qenë në sektorin e Bujqësisë për këtë 6 mujor dhe kërkoi që të paguhen dëmshpërblimet në bujqësi të komunës.
“Kërkoj edhe këtë vit së paku të paguhen dëmshpërblimet në komunën e Suharekës. Këtë vit kemi startu me 10 stalla të reja në Komunën e Suharekës për bujq, kemi përpunu 17 stalla, kmei duku edhe 15 serra mirëpo v itin e kaluar kemi fillu me zgjerimi fushor për kushte më të mira në Bujqësi deri tani janë 12 km rrugë fushore dhe jemi duke vazhdu”, tha Muharremaj.
Muharremaj tha se edhe rrugët janë duke u asfaltuar në gjitha fshatrat e komunës me ndihmën e ministrisë së Infrastrukturës dhe Pushtetit Lokal.
“Në infrastrukturë këtë vit jemi duke punuar në 13 fshatra, janë edhe 17 që do të fillojmë shumë shpejtë ku parashihen rreth 30 fshatra të Suharekës edhe qyteti, risi këtë vitë janë edhe disa projekte në bashkëpunim me disa ministri”, tha ai.
“Këtë vit kemi paraparë buxhet prej 500 mijë euro dhe kemi donacion nga ministria e infrastrukturës”, tha ai.
Ai tha se qytetarëve të Suharekës do u shtohet më shumë gjelbrim ku disa nga objektet e komunës janë duke u rrënuar për të krijuar më shumë hapësira.
“Fabrika e reciklimit është në rivlerësim3.5 milione euro, po punojmë për gjelbrim dhe po rrënojmë objekte komunale me kriju hapësira publike më shumë për qytetarët tanë”, shtoi Muharremaj.