Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka takuar të mbijetuarit e masakrës së Dubravës para se ata të niseshin në vendin ku ndodhi krimi, 20 vjet më parë.
Ai tha se duhet nderuar kontributi i tyre për lirinë e vendit.
Postimi i plotë i tij:
Ata sot përkujtojnë 20-vjetorin e një masakre të tmerrshme që ndodhi dikur në Burgun e Dubravës.
I kam vizituar dhe jam takuar me ta para se të nisen sot, për në vendin ku ka ndodhur historia para 20 viteve, pra në Burgun e Dubravës ku do të mbahet tubimi përkujtimor.
Kontributin e tyre për lirinë e vendit duhet ta nderojmë dhe natyrisht përkulemi me respekt për të rënët si nga komuna jonë dhe e gjithë Kosova.
Bali Muharremaj