Seanca paraprake për Klement Balilin do të zhvillohet më 25 janar, ora 12:00, sipas vendimit të kësaj të premteje, të marrë nga Gjykata për Krimet e Rënda.
Caktimi i seancës është bërë brenda afateve të parashikuara kohore, 10 ditë nga dorëzimi i dosjes hetimore nga prokurori Eneid Nakuci, shkruan Top Channel.
Në seancën paraprake, do të jetë pikërisht gjykata që do të shpallë mbylljen e hetimeve dhe kalimin e dosjes së Klement Balilit për gjykim.