Balje thotë se do ta votojnë Qeverinë Hoti: Jemi marrë vesh për programin qeverisës

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 14:47 | Nga Albana Hajdari

Deputetja nga Unioni Social Demokrat, Duda Balje ka konfirmuar për Ekonomia Online se partia e saj do ta votojë nesër Qeverinë Hoti.

Bale deklaroi se kanë nënshkruar me Lidhjen Demokratike të Kosovës për programin qeverisës.

Ajo potencoi se me LDK-në kanë biseduar edhe për disa pozita, por tha se është e rëndësishme se do të jenë pjesë e Qeverisë për të ndihmuar komunitetin e tyre.

“Kemi bërë marrëveshje me LDK-në, unë mendoj se nesër do ta votojmë Qeveria e Re. Kemi biseduar për planin qeverisës”.

“…ne kemi provuar që çdo gjë në të mirë të komunitetit tonë e kemi vendosur në programin qeverisës gjë që është më e mirë se postet”.

“Ka qenë diçka pozitive dhe kemi bërë një program të mirë, për pozita kemi biseduar për disa poste por e rëndësishme që ne do të jemi pjesë e Qeverisë”, u shpreh Bale.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/vendos-kryesia-seanca-per-votimin-e-qeverise-hoti-mbahet-te-merkuren-ne-oren-1100/
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme