Duda Balje mori kaq vota për tu bërë deputete

Prishtinë | 29 Qer 2017 | 17:58 | Nga

Deputetja boshnjake Duda Balje e grupit 6+, ka arritur të futet në listën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës e cila ka fituar 2671 vota në zgjedhjet e 11 qeshorit.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se është kandidatja më e votuar femër e komuniteti boshnjak.

“Të nderuar qytetar të Kosovës,të nderuar Boshnjak të regjionit të Dragashit dhe Pejës,e nderuara familje,miq ju faleminderit për besimin e dhënë. Pas rezultatëve të cilat i mora sot,2671 vota,mundem të konstatoj me kënaqësi se duke i’u falënderuar Zotit dhe Juve, jam kandidatja më e votuar femër në komunitetin tim, e po ashtu edhe nga pesë komunitetet tjera nga kategoria kushtetuese”të tjerët”(turq,goran,rom, ashkali,egjiptas) pafundësisht ju faleminderit”, ka shkruar Balje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme