Kryetari i Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, në 22 prillin, Ditën e Tokës së me nxënësit dhe të rinjtë se kësaj komune kanë pastruar qytetin.
Ballazhi po ashtu ka bërë thirrje tek të gjithë qytetarët që ta ruajnë dhe të kujdesen për ambientin, ” ashtu siç kujdesemi për ambientet e shtëpisë tonë. ”
Postimi i tij i plotë:
Sot, dita filloi të bashkuar e me shumë vullnet për qëllimin e përbashkët për të mirën e qytetit. Zërat e shumtë që dëgjoheshin sot, kryesisht nga nxënësit që janë e ardhmja jonë, më dha shpresë se rinia e Hanit të Elezit është e orientuar drejt një qyteti të gjelbërt dhe të pastër.
Fytyra të qeshura, zëra entuziastë, e duar punëtore, u panë te të gjithë pjesëmarrësit e aksionit të pastrimit. Rezultati ishte fenomenal, aq sa më bën të them “Të jetojmë çdo ditë sikur të jetë 22 prilli”, sepse i gjithë aksioni i pastrimit të sotëm u finalizua me një pamje ku në pah vihej gjelbërimi i pranverës, pa ia prishur pamjen asnjë ngjyrë ambalazhi, që shpesh hasim në tokë.
Toka është e jona, dhe unë ju bëj thirrje të gjithëve që ta ruajmë, ta mbrojmë dhe të kujdesemi çdo ditë për të, ashtu siç kujdesemi për ambientet e shtëpisë tonë.
TA MBROJMË KOSOVËN!
TA MBROJMË HANIN E ELEZIT, QYTETIN TONË!