Ballkani i brishtë – Kriza e re Kosovë Serbi

Prishtinë | 16 Jan 2017 | 14:13 | Nga

Pas incidentit me trenin serb, ku lexohej parulla, “Kosova është Serbi”, tensionohen sërish marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë. Gjuha e përdorur nga politika analizohet edhe në mediat gjermane.

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në analizën e saj të së hënës (16.01) për zhvillimet në Ballkan vëren se “gjuha marciale, që u përdor në fundjavë mes Kosovës dhe Serbisë, është bubullimë teatrale. Nuk priten përplasje të dhunshme mes dy shteteve. Por incidenti tregon, se sa e brishtë është paqja dhe stabiliteti në Ballkan. Grindja për një tren mes Beogradit dhe pjesës veriore të Kosovës nuk është pozë, por simptomë e një krize.”

Ndërsa gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” vëren se Serbia dëshiron të dërgojë një tren me parulla provokuese në Kosovë, por e ndal atë pak para kufirit. Vuçiç tha në Beograd, se “ai donte të pengonte trazira të dhunshme. Ai akuzoi Prishtinën, se ka dërguar forca policore në kufi, për ‘për të provokuar një konflikt më të gjerë’. Serbia do të destabilozojë Kosovën, u shpreh e ngarkuara për çështjet e dialogut, Edita Tahiri.” Por Serbia kundërpërgjigjet me ministrin serb për Kosovën, se ka ndërkohë edhe shumë lidhje me autobus mes Serbisë dhe Kosovës.”

Në analizën e saj “Süddeutsche Zeitung” vëren, se “Presidenti serb, që e ndali trenin, pak para kufirit e shiti këtë gjest si gjest paqeje…sa bana l është ky prvovokim, dhe sa absurde inskenimi si faktor paqeje, ky tren nuk ishte një pozë. Ai na kujton, se paqja në Europë është rezultat i kompromiseve të dhimbshme.”

“Provokim i dëshiruar”

Gazeta gjermane “taz” e titullon artikullin e saj “Kosova është Serbi- shkruhej në çdo vagon”. Në analizën e saj, gazeta gjermane i kthehet festimeve në Beograd për rivënien në punë të trenit që do të lidhte Mitrovicën me Beogradin, një tren rus me lidhje interneti dhe kameriere me funde të shkurtër. Treni brenda ishte zbukuruar me ikona serbo-ortodokse, me motve nga manastiret ortodokse në Kosovë. I pyetur, nëse autoritetet kosovare këtë do ta marrin si provokim, kreu i zyrës për Kosovën në Beograd, Marko Gjuriç u shpreh se ‘pse duhet që pamjet e një trashëgimie kulturore botërore të paraqesin një provokim? …Por për Prishtinën, ‘treni-manastir’ përbënte një provokim serb. Një tren me parulla serbo-nacionaliste shkel kushtetutën e Kosovës, e nuk lejohet të udhëtojë, u shpreh presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Po ashtu në analizën e saj “Provokim i dëshiruar” gazeta “tageszeitung” pyet, se çfarë mendoi Beogradi, kur nisi një tren me parullën “Kosova është Serbi”. “Sigurisht ishte një provokim i menduar…njeriu i fortë i Serbisë kërkon të tregojë, se ai di të veprojë edhe ndryshe….i vetmi shpjegim për provokimin serb me trenin është që Vuçiç do ta vërë nën presion BE-në, për t’iu përgjigjur kërkesave serbe. Por kjo është një lojë me zjarrin me pakicën serbe në Kosovë dhe me pakicën shqiptare në jug të Serbisë.” (DW)

treni

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme