Ballkani detyrohet të luajë në Tiranë ndaj Viktoria Plzenit

Prishtinë | 24 Nën 2023 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës Ballkani do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në stadiumin “Air Albania”.

Kjo është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e UEFA-s, shkruan Gazeta Express.

Ballkani ndeshjen ndaj Viktoria Plzenit detyrohet ta luajë jashtë Kosovës, pasi më as stadiumi “Fadil Vokrri” nuk po i plotëson kushtet e nevojshme për lojë.

Gjendja e fushës së stadiumit në kryeqytet është e rënduar.

Edhe në ndeshjet e fundit të Kombëtares së Kosovës u vërejtën këto probleme, veçanërisht me lloçin e krijuar.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Viktoria Plzenit do të zhvillohet më 30 nëntor. /Gazeta Express/

Të ngjashme