Ballkani e barazon rezultatin me Lirinë

Prishtinë | 20 Tet 2023 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Ballkani e ka barazuar rezultatin me Lirinë në ndeshjen e parë të xhiros së 10-të të Superligës së futbollit.

Therandasit i nivelizuan shifrat me të filluar pjesa e dytë falë golit të shënuar nga Albin Berisha, pak sekonda pasi nisi 45 minutëshi i dytë..

Liria i kishte befasuar kampionët e Kosovës me golin e shënuar në minutën e 15-të përmes Zenunajt.

Ballkani synon ta ruajë primatin në ligën elitare, kurse prizrenasit për t’i ikur pjesës së poshtme të tabelës.

Nesër dhe pasnesër do të luhen katër ndeshje të tjera të xhiros së parë të fazës së dytë të sezonit.

Të ngjashme