Ballkani e përmbysi Lirinë

Prishtinë | 20 Tet 2023 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Ballkani ka përmbysur gjithçka ndaj Lirisë, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të të Superligës së futbollit.

Therandasit e gjetën veten në disavantazh në pjesën e parë pasi prizrenasit shënuan me Zenunajn në minutën e 15-të.

Por, për gjashtë minuta në pjesën e dytë ekipi Portokalli e përmbysi rezultatin.

Fillimisht, Albin Berisha i barazoi shifrat pak sekonda pasi nisi 45 minutëshi i dytë.

Kurse, Lumbardh Dellova shënoi gol fantastik në minutën e 51-të për t’i kaluar vendësit në epërsi, në ndeshjen që po luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ballkani synon ta ruajë primatin në ligën elitare, kurse prizrenasit për t’i ikur pjesës së poshtme të tabelës.

Të ngjashme