Ballkani gjobitet për shikuesit në stadium, që sulmuan lojtarin e Prishtinës

Prishtinë | 25 Kor 2020 | 17:53 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marrë vendim për ta gjobitur Ballkanin me 1000 euro shkaku i lejimit të një numri të madh të të pranishmëve në stadium për ndeshjen kundër Prishtinës, njëri prej të cilëve e kishte goditur me një shishe Armend Thaqin e Prishtinës.

Xhiroja e 31-të e Superligës së Kosovës e solli derbin mes Ballkanit dhe Prishtinës në Suharekë të shtunën e kaluar, ndeshje kjo që përfundoi me rezultat 2:2, transmeton Gazeta Express.


Henderson, pasi fitoi çmimin Futbollisti i Vitit: Kritikat më motivojnë
Në pjesën e parë të ndeshjes ishte vërejtur një numër i madh i të pranishmëve në stadiumin e qytetit në Suharekë për ta shikuar ndeshjen. Pas kërkesës së delegatit të FFK-së, shikuesit ishin larguar para se të niste pjesa e dytë e ndeshjes.

Njëri prej shikuesve madje e kishte goditur me shishe të plastikës lojtarin e Prishtinës, Armend Thaqin, ndërsa tifozët e vendosur afër rrethojave të stadiumit e kishin ofenduar stafin dhe lojtarët e Prishtinës të cilët ishin të ulur në stol.

Për këto lëshime në organizim, Ballkani është gjobitur me 1000 euro dhe ka afat ta kryejë pagesën brenda 15 ditëve.

Me gjobë nga Komisioni Disiplinor, që mbajti takim të martën, është dënuar edhe lojtari i Ballkanit, Liridon Fetahaj për sjellje të pahijshme pas përfundimit të ndeshjes. Ndërsa, Lassine Traore i Trepçës ’89 është pezulluar deri kur të Komisioni të marrë deklarata plotësuese për vlerësimin e masës disiplinore, pasi ai ishte ndëshkuar me karton të kuq.

Të ngjashme