Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë nënshkuar katër marrëveshje.
Këto marrëveshje u arritën në kuadër të samitit për nismën “Ballkani i Hapur” që u mbajt për dy ditë në Ohër, njofton Klankosova.tv.
Bëhet fjalë për marrëveshjet për luftën kundër evazionit fiskal, për njohjen e diplomave të arsimit të lartë, për bashkëpunim kulturor dhe për bashkëpunim në fushën e turizmit.