Ballkani largon dy futbollistë

Prishtinë | 20 Jan 2023 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesit Dejan Zarubica dhe Lucas Cardoso më nuk janë pjesë e skuadrës së Ballkanit. Kampioni në fuqi, të premten ka njoftuar se ka liruar dy futbollistët, të cilën i ka falënderuar për kontributin dhe u ka dëshiruar suksese në karrierë.

Zarubica, i cili është nga Mali i Zi, iu bashkua Ballkanit para fillimit të këtij sezoni, por me fanellën e ekipit nga Suhareka pati vetëm tetë paraqitje dhe një asistim gjatë stinorit vjeshtor.

Ndërkohë, braziliani Cardoso, i cili gjithashtu u transferua te Ballkani verën e fundit, ka regjistruar 14 paraqitje në të gjitha garat.

Të ngjashme