Ballkani ka shënuar fitore të thellë ndaj Ferizajt, me rezultat 3-0, në kuadër të javës së tetë në Superligën e Kosovës.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Albion Rrahmani në minutën e 43’, derisa me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Leotrim Bekteshi dyfishoi epërsinë e Ballkanit, në minutën 68’, derisa golin e vulosjes së fitores e shënoi Meriton Korenica, në minutën e 76’.
Ballkani pas fitores ngjtiet në vendin e tretë me 12 pikë të grumbulluara nga pesë ndeshje.