Ballkani ka arritur të shënojë fitore ndaj Llapit me rezultat 2-0, në kuadër të javës së pestë në Superligën e Kosovës.
Ndeshja filloi me disa minuta vonesë, pasi që shikuesit në stadiumin e qytetit në Suharekë ishin në numër më të madh se sa që lejojnë masat Covid-19.
Me të filluar ndeshja, lojtari më në formë në BKT Superligën e Kosovës, Ermal Krasniqi, arriti të shëojë gol duke e kaluar edhe portierin Ilir Avdyli (1-0).
Pas golit ndeshja u ndal për disa minuta, pasi që tifozët vendas ofendonin në kor trajnerin e Llapit, Tahir Batatina.
Skuadrat u kthyen në fushë për të luajtur, ku rastet nuk munguan, por më gola nuk kishte në pjesën e parë.
Edhe pjesa e dytë nisi me probleme, pasi që sërish tifozët vendas kishin problem me trajnerin mysafir, ku u zbraz e gjithë tribuna përballë.
Të dy skuadrat provuan që me lojë të vijnë te rastet, por goli erdhi në kohën shtesë.
Llapi nga minuta e 73-të luajti me një lojtar më pak pasi Arbnor Ramadani u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Ishe Ermal Krasniqi ai që shënoi edhe golin e dytë, pas një asistimi të Edvin Kuc (2-0).
Solomon pas goli kishte rast të mirë, por gjuajtja e tij u ndal nga shtylla.