Ballkani përballet me Santa Colomën në rrugën për Champions

Prishtinë | 18 Qer 2024 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, do të përballet me Santa Colomën nga Andorra në raundin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Sivjet Liga e Kampionëve ka format ndryshe dhe njëjtë është edhe faza kualifikuese.

Ndeshjet luhen më 9/10 dhe 16/17 korrik.

Shorti i plotë i kësaj faze:

Slovan Bratislava – Struga
Borat Banja Luka – Egnatia
Hamrun Spartans – Lincoln Red
Ballkani – Santa Coloma.

Të ngjashme