Skuadra e Ballkanit ka fituar ndaj asaj të Shkupit me rezultat 2-1, duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit në Conference League.
Fillimisht në epërsi kaloi Shkupi, por më pas Ballkani barazoi, ndërsa në pjesë të dytë shënoi edhe golin e dytë.
Në stadiumin “Todor Proeski”, mesfushori Meriton Korenica realizoi një super gol në minutën e 67’të pas një goditjeje nga distanca.
Më herët, për suharekasit kishte shënuar në minutën e 22-të sulmuesi i rrezikshëm, Albion Rrahmani.
Ballkani e pret Shkupin javën e ardhshme në ndeshjen kthyese, në të cilën do të mësohet kualifikuesi për në Conference League.