Ballkani po bëhet gati, këto ditë presin t’i kryejnë testet për COVID-19

Prishtinë | 24 Maj 2020 | 12:36 | Nga Ekonomia Online

Të shtunën skuadrat si Ferizaj, Drita, Dukagjini e Trepça’89 i bënë testet për koronavirus ashtu siç kishte marrë vendim Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë që të testohen të gjithë lojtarët dhe stafi i klubeve para nisjes së kampionati.

Fatmirësisht nga këto klube nuk ka rezultuar askush pozitivë, derisa në ditët në vazhdim pritet që këtij testimi ti nënshtrohen edhe skuadrat tjera elitare.

Image

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi për Zeri.info ka thënë se pret në dy ditët e ardhshme ta bëjnë testin.

”Po besoj që të hënën ose të martën edhe ne do t’i nënshtrohemi testimit për Covid-19”, ka thënë Munishi i cili bashkë më skuadrën ishin shumë këmbëngulës që të testohen gjithë futbollistët para se në nisin garat dhe falë kësaj këmbëngulësie kjo gjë po realizohet, e e cila sado pak e bën me të lehtë nisjen e garave që pritet të rifillojnë me 7 qershor.

Lideri i tabelës tash e një kohë i ka karantinuar lojtarët për të qenë më të sigurt, pro për shkak të festës së Bajramit, klubi i ka lejuar lojtarët për dy ditë të qëndrojnë me familjet e tyre.

“Jemi me familje të gjithë. Të shtunën dhe të dielën i kemi pasur pushim për festë, dhe të hënën fillojmë prapë me punë”, ka përfunduar tekniku Ismet Munishi.

Ballkani njihet për organizimin e mirë që ka, derisa tashmë kjo skuadër për ehur të tretë ka bërë dezinfektimin edhe të objekteve përcjellëse të stadiumit dhe duket se është gati për sfidën e parë që e luan me 3 qershor në kuadër të Kupës së Kosovës ku ndeshet me Feronikelin.

Image

Të ngjashme