Ballkani ka barazuar pa gola në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës ndaj kampionit të Maltës, Hamrun Spartans.
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, skuadra portokallezi kishte më shumë raste shënimi, por nuk arriti t’i konkretizojë ato në gol.
Nga ana tjetër, mysafirët nuk e rrezikuan portën e Ballkanit asnjëherë gjatë 90 minutave. Mundësinë më të mirë për Ballkanin e shpërdoroi mesfushori Lindon Emërllahu, i cili dështoi të realizonte nga pika e bardhë në minutën e 20-të.
Në minutën e 59-të, Ballkani realizoi gol përmes mesfushorit brazilian Queven, por goli u anulua për pozitë jashtë lojë.
Ndeshjen e kthimit, Ballkani do ta luajë si mysafir ndaj Hamrun Spartans në Maltë, më 30 korrik.