Një automjet tip BMW është gjetur i djegur mëngjesin e sotëm në qytetin e Ballshit, në lagjen 29 Nëntori.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 02:35 të mëngjesit, ndërsa mjeti ishte në pronësi të nënkryetarit të bashkisë Ballsh, shtetasit Hajredin Seranaj dhe ndodhej i parkuar, raporton RTK.
Aktualisht në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, që po heton për zbardhjen e shkaqeve të djegies së mjetit dhe rrethanave të plota në ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se makina është djegur si rrjedhojë e një shkëndije elektrike në të, teksa ka qenë e parkuar.