Zjarr në uzinën e Ballshit, digjen mbetjet toksike të naftës

Prishtinë | 22 Nën 2017 | 09:07 | Nga

Një zjarr ka rënë në uzinën e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, ku janë djegur mbetje toksike të naftës.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se zjarri ka rënë rreth orës 07:20, në repartin e “Koksit” e për pasojë është dëmtuar lehtë L. Y, 53 vjeçar, punëtor i këtij reparti i cili po merr mjekim në spital, shkruan Top Channel.

Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit, i cili është vënë nën kontroll. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme