Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka sqaruar nga Kukësi se pse avioni i cili erdhi nga Londra u ul fillimisht në Rinas.
Balluku thotë se Shqipëria respekton rregullat, dhe thotë se momentalisht aeroporti është operacional.
Më tej ajo garanton se nga ky moment koncesionari vijon punën me kompanitë, dhe nga 17 qershori do të jetë totalisht i përdorshëm nga gjithë kompanitë.
Balluku garanton se do të ketë linja direkte nga Kukësi për në Gjermani, Zvicër e Britani të Madhe.
‘’Këtu ta keni, në aviacion ka rregulla. Rregulla, rregullore europiane dhë mbarëkombëtare. Shqipëria është vend që hedh hapa çdo ditë e më shumë për tu bërë anëtar i BE. I rrespektojmë rregullat në fuqi.
Çështë më e rëndësishmja, ta bëjmë tërheqës aeroportin e Kukësit. DO ketë pasagjerë nga Kosova, Maqedona, Mali i Zi e kudo. Do kthehet në pikë.
Aeroporti i Kukësit do jetë aeroport totalist i përdorshëm nga të gjitha kompanitë. Kush do ketë pyetje, po jua jap tani përgjigjen. Është aeroport operacional, ndërkohë nga ky moment i lihet në dorë koncesinarit për të vijuar me kompanitë. Nga këtu do fluturohet për Gjermani, Britani, Zvicër, në qytete që nuk fluturohen as drejt Tiranës. Gjeneza e një historie të re të aviacionit.’’-tha Balluku.