Mario Balotelli është gjithnjë e më pranë largimit nga Brescia, me italianin që do të ketë një destinacion mjaft befasues për të ardhmen e tij.
Ish-sulmuesi i Interit, Milanit dhe Manchester Cityt pritet ta braktisë Europën dhe të kalojë në Brazil.
Plot 3 klube janë në garë për të siguruar shërbimet e “Super Marios”. Vasco de Gama është në krye të listës, ku kandidati për president Luiz Siano ka premtuar se nëse merr drejtimin e klubit, Balotelli do të veshë fanellën e Vascos.
Gjithsesi, këta të fundit nuk janë i vetmi klub i interesuar, pasi edhe Flamengo e Botafogo po ndjekin nga afër sulmuesin italian.