Ndërsa në disa vende është problematik ndërtimi i stadiumeve të reja, në Angli ka klube që i përdorin ambientet e tyre për të bërë bamirësi.
Është ky rasti i Crystal Palace, klubi i Londrës juglindore që ka vendosur të ndihmojë të pastrehët në këto ditë të ftohta dimri duke vendosur shtretër në një nga sallat e stadiumit Selhurst Park si dhe duke mundësuar mbulesa, ushqim dhe dush me ujë të ngrohtë.
Solidariteti i klubit londinez nisi menjëherë dhe nata e parë e ndihmës për të pastrehët ishte pikërisht mbrëmja e së enjtes. Vitin e kaluar, këshilli bashkiak në Londër miratoi zgjerimin e Selhurst Park duke e çuar kapacitetin e tij në mbi 34 mijë vende./Top Channel