Kukësi do të bëhet me stadium standardesh europiane

Prishtinë | 31 Tet 2018 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Një stadium i ri sipas standardeve europiane do të ndërtohet në Kukës.

Lajmin e bëri të ditur dje kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një takim që pati dje në Kukës.

Kryeministri informoi se, “në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit kemi rënë dakord, që ashtu si kemi bërë për stadiumin e Shkodrës dhe atë të Elbasanit, do të vendosim nga ana jonë kontributin financiar”.

“Federata do të bëjë të vetën dhe shpresa është që në bashkëpunim me klubin të fillojmë sa më shpejt punën dhe sezonin e ardhshëm Kukësi ta fillojë në stadiumin e vet modern me të gjitha standardet e nevojshme për të luajtur edhe ndeshje ndërkombëtare”, – tha Rama.

Kjo sipas Ramës, do të ndikojë në zhvillimin ekonomik e social të qytetit, pasi një qytet me aeroport e stadium modern nuk braktiset, por gjithmonë dëshiron të kthehesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme