Familja 5 anëtarësh e Mustafë Belulit nga fshati Bilinic të Gjilanit tani e tutje nuk do të ketë më problemin e ujit të pijes.
Kjo falë bamirësve të cilët mblodhën mjetet e duhura për të hapur një pus nga i cili do të furnizohen me ujë.
Halil Kastrati, drejtor i shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” tregon për Ekonomia Online se menjëherë pas paraqitjes së këtij rasti janë mbledhur rreth 3 mijë euro dhe kështu u hap pusi në thellësi 105 metra.
“Ne këtë familje e kemi ndihmuar me gjëra ushqimore dhe higjienike. Por zonja e shtëpisë, na luti që të bëjmë përpjekje për hapjen e këtij pusi, pasi që ishte lodhur duke bartë ujë me kova nga lartësia. Unë dua të falënderoj të gjithë donatorët që iu përgjigjen ftesës sonë dhe sot jemi të lumtur që kjo familje nuk do ta ketë më problemin e furnizimit me ujë të pijshëm”, ka thënë Kastrati.
Zonja e shtëpisë u shpreh e lumtur dhe falënderuese ndaj të gjithë atyre që kontribuuan për t’ia lehtësuar jetën edhe ashtu të rënduar nga skamja dhe pleqëria.
https://www.facebook.com/shoqatabemirese.jetimateballkanit/videos/1432981106765041/