Banka Botërore me njoftim për tregun e ri të sigurimeve bujqësore në Kosovë

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Banka Botërore njoftoi se këtë pranverë për herë të parë në Kosovë, bujqit kishin mundësi të mbrojnë pemishtet e tyre nga rreziku i ngricave të pranverës me sigurime bujqësore për mollën, kumbullën dhe rrushin, në kuadër të një projekti të IFC-së, pjesë e Grupit të Bankës Botërore.

Banka Botërore përmes një postimi në Facebook njofton tash fermerët mund të paraqesin dokumentet e nevojshme dhe të kryejnë pagesën nëpërmjet kësaj platforme, pa pasur nevojë të dalin nga shtëpia.

Lexoni të plotë postimin:

“Këtë pranverë, për herë të parë në Kosovë, bujqit kishin mundësi të mbrojnë pemishtet e tyre nga rreziku i ngricave të pranverës me sigurime bujqësore për mollën, kumbullën dhe rrushin, në kuadër të një projekti të IFC-së, pjesë e Grupit të Bankës Botërore.

Projekti tani ka zhvilluar edhe një sistem që u mundëson kompanive të sigurimeve të lëshojnë polisa të sigurimeve bujqësore në formë elektronike (online), e rëndësishme meqenëse masat që synojnë parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 kufizojnë shërbimet bankare dhe të sigurimeve person me person.

Tash fermerët mund të paraqesin dokumentet e nevojshme dhe të kryejnë pagesën nëpërmjet kësaj platforme, pa pasur nevojë të dalin nga shtëpia. Kjo është një arritje domethënëse për tregun e ri të sigurimeve bujqësore në Kosovë. IFC po e zbaton këtë projekt në partneritet me qeveritë e Austrisë dhe Hungarisë”.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2903598126397511&id=621427247947955
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme