Komisioni parlamentar për bujqësi njoftohet për mungesën e ligjit për OVK

Prishtinë | 20 Dhj 2021 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të takimeve informuese për mungesën e ligjit të OVK-së me institucionet e vendit, sot kryesia e ngushtë e saj, në përbërje Xhevdet Krasniqi-kryetar, Hasan Limani-nënkryetar, Florik Haxhikadrija-anëtar kryesie dhe Mentor Barani – administrator, u mirëprit nga zonja Fitore Pacolli Dalipi, kryetare e Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Me këtë rast, kryetari i OVK-së, Xhevdet Krasniqi, tha se, Oda e Veterinerëve e Kosovës bënë pjesë në profesionet e rregulluara me ligj.

“Megjithatë edhe pse jemi OJQ e themeluar që 20 vjet, e para pas lufte, ne ende nuk kemi një ligj, andaj kërkojmë nga titulli i lartpërmendur që të inicioj ligjin për OVK”, tha ai për të shtuar se, mbesim me shpresë që kërkesa jonë do të has në mirëkuptimin tuaj.

E një kërkesë e tillë u mirëprit nga zonja Pacolli Dalipi.

Ajo tha se, OVK duhet të besoj në komision për sinqeritetin dhe gatishmërinë që do të ketë në hartimin e këtij ligji.

Të dy palët u morën vesh që të formohen komisionet për hartimin e ligjit për OVK, duke konsultuar ligjet e odave evropiane, në mënyrë që të kemi një ligj sa më përmbajtësor.

Në parim u morën vesh, që OVK të bëhet me ligj sa më parë që është e mundur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme